Miresevini te erandi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeshte Kurani?

Shko poshtë

Qeshte Kurani? Empty Qeshte Kurani?

Mesazh  erandi Thu Jan 20, 2011 1:11 pm

Ai eshte shpallja finale e vullnetit te Zotit te Gjithfuqishem ndaj tere njerezimit, e cila qe bartur permes engjellit (Xhibril), ne Arabisht, deri te pejgamberi Muhamed ne fjalet dhe domethenien e saj te plote. Kur?ani u qe transmetuar shoqeruesve te pejgamberit, te cilin ata e mesuan permendsh tekstualisht, dhe i cili ka qene recituar publikisht dhe vazhdimisht nga ata dhe pasardhesit e tyre deri ne ditet e sotme. Shkurtimisht, Kur?ani eshte libri i udhezimit prej Zotit par exellence. Kur?ani ende mesohet permendsh dhe mesohet nga miliona njerez. Gjuha e Kur?anit, Arabishtja, ende eshte gjuhe e gjalle per miliona njerez, pra ndryshe nga shkrimet e feve te tjera, Kur?ani ende lexohet ne gjuhen origjinale te tij nga miliona njerez. Kur?ani eshte mrekulli e gjalle ne gjuhen Arabe; dhe dihet se eshte i paimitueshem ne stilin e tij, formen dhe ndikimin shpirteror. Shpallja e fundit e Zotit ndaj njerezimit, Kur?ani, i qe shpallur pejgamberit Muhamed gjate periudhes 23 vje?are. Kur?ani, ne kontrast me shume libra tjere fetare, ka qene gjithmone i menduar si Fjale e Zotit nga ata qe besonin ne te, d.m.th. nuk ka qene di?ka e dekretuar nga nje keshill fetar shume vite pasi ka qene shkruar. Poashtu, Kur?ani ka qene recituar publikisht para komuniteteve muslimane dhe joMuslimane gjate jetes se pejgamberit Muhamed. I tere Kur?ani poashtu qe shkruar plotesisht gjate jetes se Pejgamberit, dhe nje numer i shoqeruesve te pejgamberit e mesuan permendsh tere Kur?anin fjale-per-fjale ashtu si? ishte shpallur. Pra, ndryshe nga shkrimet tjera, Kur?ani gjithmone ka qene ne duart e besimtareve te rendomte, gjithmone eshte menduar te jete fjale e Zotit, dhe per shkak te mesimit permendsh te perhapur ka qene ruajtur ne menyre te persosur. Ne lidhje me mesimet e Kur?anit ? eshte nje shkrese universale dhe i adresohet tere njerezimit, dhe jo ndonje fisi te ve?ante apo ?njerezve te zgjedhur?. Porosia qe ai na e sjelle s?eshte asgje e re, por e njejta porosi e te gjithe pejgambereve ? nenshtroju Zotit te Gjithfuqishem dhe adhuroje vetem Ate. Si e tille, shpallja e Zotit ne Kur?an fokusohet ne te mesuarit qenieve njerezore rendesine e te besuarit ne njesine e Zotit dhe inkuadrimit te jeteve te tyre rreth udhezimit qe Ai solli. Ve? kesaj, Kur?ani permban rrefime te pejgambereve tjere, si? jane Abrahami, Noa, Moisiu dhe Jezusi, si dhe shume urdhera dhe ndalesa nga Zoti. Ne kohen moderne ne te cilen shume njerez kane rene ne dyshim, deshperim shpirteror dhe ?korrektesi politike?, mesimet Kur?anore ofrojne zgjidhje ndaj zbrazetires se jeteve tona dhe trazirave qe e kane kapluar boten sot.
erandi
erandi
Admin

Numri i postimeve : 22
Join date : 19/01/2011

http://erandi.taro.tv

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi